“Yjet e instagramit, ndezin festën e hapjes së “Sense Resto-Lounge” klubit më të ri në kryeqytet”

Te dalesh per te ngrene ose per tu zbavitur me miq me nje koktej perpara duket se eshte gjeja me e lehte, por me pas kur ulemi rrime duke permendur likalet qe kemi pare ne evrope dhe stilin unik qe kane. Me kete filozofi lindi koncepti i Resto Lounge Sense, nje godine krenare qe spikat ne rr Mustafa Matohiti ne qender te Tiranes fare prane Piramides.

Arredimi ja ka arritur qellimit qe te miksoje traditen shqiptare me elementet moderne te klubeve me te degjuar ne bote.

Me një arkitekturë, ku ndërthuren elementët tradicionalë si qilimat apo veshjet popullore me ato modernë, “Sense” është gati të shijohet nga të gjitha shqisat tuaja.

Kështu, kryeveprat artistike të rëndësishme të “veshura” në neon do t’ju kënaqin shikim teksa shijoni kuzhinën fantastike, ku ndërthuhet menuja evropiane me atë mesdhetare (kombinim “bombë” shijesh ky). E vetmja gjë që duhet të bëni është të hapni menunë dhe të zgjidhni pjatat me bazë mishi apo peshku, rizoto, pasta, fingerfood apo breakfast – nuk duhet të shqetësoheni për asgjë tjetër… madje as për cilësinë e gatimit, pasi në “Sense” gatuhet vetëm me vaj ulliri extra-vergine.

Dikush mund të pyesë, po për të pirë?

Tanimë, nuk duhet të prisni pushimet për të shijuat pije nga vende të ndryshme sepse në Tiranë nuk ju duken po aq të shijshme. Në “Sense” mund të gjeni një prej menuve më të pasura me pije alkoolike dhe analkoolike të gjendura në vend – duke filluar që nga pijet e zakonshme e deri te verërat spanjolle dhe italiane, që vijnë direkt nga kantinat nga ku prodhohen.

Në një hapësirë prej 700 metrash katrorë keni mundësinë edhe të kaloni mbrëmjet e ditët tuaja më të veçanta si festa ditëlindjesh apo mbrëmje si ajo e inagurimit të “Sense” ku morën pjesë emra mjaft të njohur si: Orinda Huta, Turjan Hyskaj, Megi Pojani, Eraldo Rexho, Isida Mollaymeri, Olti Curri, Ori Nebiaj, Anxhela Peristeri, Alesia Bami, Graciano Tagani, Argjira Spanca, Zajmina Vasjari, Arjola Demiri, Atdhe Xharavina.

Nje darke, dreke apo nje koktej ne kete vend ekskluziv do te jete nje pervoje qe do ta tregoni miqve me fjale dhe me foto ne rrjetet sociale. Ju mjafton të vini dhe të uleni, për të tjerat mendon “Sense Resto Lounge”.