Xixa dhe ngjyra, çfarë veshën Olta Beqiri dhe Eva Murati në gjysmëfinalen e dytë të “Kënga Magjike”
Në mbrëmjen e dytë të gjysmëfinales së ”Kënga Magjike”, Eva Murati dhe Olta Beqiri kontraktuan në fustanet e tyre të para. Murati u ëmbëlsua në tonet e lehta të rozës, një frude në krah, detajeve të vogla të bruzta dhe për të shfaqur edhe më shumë feminilitet, fustani kishte një të çarë në njërën këmbë.
Olta zgjodhi nuancën e limonit të gjelbër për fustanin e saj me shumë temina me rrudha rreth belit dhe një bisht që zgjatej pas saj.
Në ndryshim nga vajzat dhe ngjyrat e tyre, Ardit Gjebrea preferoi një kostum të zi me motive florale të qëndisura në xhaketë dhe jelek.
Në veshjen e dytë, Olta iu rikthye ngjyrës së zezë, si fustani i parë gjatë mbrëmjes së shkuar të gjysmëfinales. Fustani i plotësuar me dorashka dhe me pjesën e tejdukshme në gjatësinë e tij, u shoqërua edhe nga ndryshimi i pamjes së prezantueses. Nga flokët e lëshuar, Olta u shfaq me një kapje elegante në një bisht të gjatë dhe buzëkuq të kuq, ndryshe nga ngjyra neutrale që mbajti gjatë veshjes së parë.
Eva Murati hyri me një fustan portokalli të ndezur, me mëngë të fryra, i cili kryqëzohej në pjesën e dekoltesë në një formë të tillë që ekspozonte pak më shumë lëkurë. Edhe në këtë zgjedhje të dytë, nuk mungoi detaji i pjesës së hapur në këmbë, ndërsa grimi qëndroi i pandryshuar./tvklan.al