“Xing” në veshje me Beatrix Ramosajn dhe Malumën, reagon Arjola Demiri: Nëse dikush ka kopjuar ai është…

Veshja e Malumës gjatë koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Nënë Tereza” ka ngjallur polemika të shumta. E gjitha nisi nga Beatrix Ramosaj e cila publikoi një foto ku shihej me xhup jeshil dhe syze të bardha njësoj si këngëtari, duke shkruar krah fotos: “E ka bërë për mua”.

Ndërkohë, ditën e sotme ishte Arjola Demiri ajo që në disa foto të publikuara në rrjetet sociale u shfaq me të njëjtat ngjyra, një jumpsuit jeshil dhe syze të bardha. Ky kombinim mori menjëherë vëmendjen e fansave që nuk i kursyen komentet e tyre.

Disa kanë shkruar në postim se Arjola ka kopjuar Beatrix të tjerë bëjnë ironi me Malumën. “Pas Trixës dhe Malumës, edhe ti tani”, shkruan një ndjekës kurse një tjetër shkruan me humor: “Syzet e Malumës, i kanë rënë nga avioni ”.

Pasi postimi mori vëmendje të madhe ka ardhur edhe reagimi i Arjolës. Ajo ka postuar një screenshot në Instastory duke treguar se fotot janë realizuar dje. Pra, ajo këtë kombinim e kishte zgjedhur para se ta shihnim te Maluma.

“Nëse dikush ka kopjuar ai është Maluma Baby”– ka shkruar ajo me nota humori, por edhe duke iu kundërpërgjigjur fansave të Beatrix.

 

Përtej gjithë situatës funny, ky kombinim duket me të vërtetë shumë i pëlqyer nga njerëzit dhe bëhuni gati ta shihni kudo këtë periudhë.