Xhoda i “Portokalli” në shoqërinë e biondes shtatlartë

Aktori i spektaklit të humorit “Portokalli”, Irgen Çela i njohur si Xhoda, është një nga artistët që preferon të qëndrojë i tërhequr nga jeta publike. Protagonisti i disa roleve të rëndësishme në spektaklin e “Top Channel” me Florian Binaj apo Delinda Zhupa është fotografuar në një club nate në Tiranë, në shoqërinë e një biondjeje simpatike dhe shtatlartë. Nuk dihet saktë nëse janë thjesht miq apo ka diçka më shumë mes tyre, gjithsesi duket se po ia kalojnë bukur. Irgeni e mori famën si aktor në show-n e humorit “Apartamenti 2 XL” në “Vizion Plus”, dhe tashmë njihet si Xhoda i Portokallisë.