Xhevahir Zeneli tregon emrin e tij të vërtetë, zbulon pse la SHBA-në e u kthye

I ftuar në “Xing me Ermalin” shumë kohë më parë, aktori i mirënjohur shqiptar, Xhevahir Zeneli ka treguar se ka pasur një emër tjetër. Aktori quhej Xhemal, por e ka ndërruar në Xhevahir. Por arsyeja pse e ka ndërruar është një histori më vete që e ka rrëfyer.

“Deri në vitin e parë gjimnaz e kam pasur Xhemal. Gjyshi la amanet që të më vinin emrin e tij. Në moshën 80 e ca vjeç gjyshi po ndjente që po i vinte fundi dhe i tha babait tim që të bënte një djalë dhe t’i vinte emrin e tij. Babai bëri fëmijën e katërt por doli vajzë.

“Unë dola i pesti dhe ma vendosën emrin Xhemal. Gjyshi rrojti deri 103 vjeç por dy Xhemal s’mund të rrinim në një derë. Ndërrova emrin dhe e bëra Xhevahir. Kur ika në Amerikë, më keq akoma. Nuk e thonin dot emrin Xhevahir dhe ma vunë Xhefri”, tregoi aktori.

Amerikë punoja roje shkolle, por brenda javës ma vodhën shkollën 5 herë”, tha ai, ndërsa në një intervistë të mëparshme ka treguar punët e vështira që ka bërë gjatë kohës që jetonte në Amerikë: “Unë kam bërë punë të ndryshme atje.

“Ne rrinim në një kafene ku shpërndaheshin punëtorët zakonisht, si tek “U sh tari i Panjohur”. Dhe i bëj përshtypje njërit, ai s’më kishte parë asnjëherë në televizor, jo për faj të tij. Më shikonte që rrija mendueshëm dhe më tha: Di të punosh ti? -Po i thashë. A di të bësh çati, më tha? -Po, iu përgjigja. Më morën më futën në një furgon dhe na çuan në një ndërtesë. Do shtrohej një kartoserë për të mbuluar çatinë.