Xhesika Ndoja: Së shpejti me fëmijë të dytë jashtë martese, i kam mundësitë ekonomike ta rris vetë

Sipër një motori të kuq Vespa, duke përshkruar qytetin e mrekullueshëm të Prizrenit në Kosovë, kjo është mënyra që ka zgjedhur të rikthehet në sytë e publikut, Xhesika Ndoja. Në fotot e realizuara nga Senadh Allaqi, vajza e tregut të muzikës shfaqet në superformë nga koka tek këmbët, pasi siç na tregon ka punuar fort me linjat në palestër, përveç se ka kuruar lëkurën në qendra estetike. Për me tepër duket impresionuese për faktin se edhe pse është nënë e një vajze, Alessias për të cilën Xhesika kujdeset vetë, ajo lë pas me pamjen edhe vajzat shumë të reja. “Jam duke përjetuar ndjenjën më të bukur që s’e zëvendëson askush. Ajo është vajza ime Alessia”, shprehet ajo duke përshkruar kështu detaje nga jeta private. Pyetjets nga revista “Story” nëse ka nisur një lidhje të re dashurie në jetën e saj, Xhesika përgjigjet: “Dashuri tjetër s’ka, pasi dua ta kaloj verën beqare”.(qesh) Po a e sheh veten Xhesika një ditë të martuar? “E shoh veten të martuar, edhe pse s’e besoj që do të martohem. Më mire të them e shoh veten me fëmijë të dytë, madje shumë shpejt kam dëshirë, ndërkohë që e theksoj që s’jam për martesë. Gjithsesi fëmijë dua të kem dhe do e kem”, tha ajo. Nëse do e rrisë e vetme apo me partnerin ajo sqaron: “Po normale që vetë, i kam mundësitë ta mbaj e vetme fëmijën”, tha ndër të tjera për “Story”. Ndërkaq me fotot e reja ajo zbulon hobin e saj për mjetet e shpejtësisë dhe udhëtimet me motor, që e bëjnë të përjetojë adrenaline të vërtetë. Sa i takon muzikës pas klipeve “Kamasutra”, “Shoqe bitch”, etj, Xhesika po punon për dy projekte të reja muzikore, që pritet të publikohen së shpejti. Sa për marrëdhëniet me djemtë thotë se është gjithmonë ajo që thotë fjalën e fundit, duke i larguar me stil nga jeta e saj kur diçka nuk shkon si duhet.