Xhesika Ndoja bëhet e gjallë, shfaqet si Marilyn Monroe

Xhesika Ndoja ka realizuar një set fotosh të reja këtë vjeshtë, ku shfaqet provokuese sipër biçikletës në stilin e sekssimbolit amerikan të viteve ’50, Marilyn Monroe. Fotot e realizuara në Prizren nga Senad Hallaqi u paraprijnë projekteve të reja muzikë, për të cilat Xhesika po punon për t’i publikuar së shpejti. “Jam duke punuar për dy projekte të reja muzikore, që nuk e di sa kohë do më marrin deri në publikim, pasi dua të vij pak ndryshe këtë herë. Ideja është të sjell një duet me një femër, emrin e së cilës do e ruaj surprizë”, tha Xhesika për “Panorama Plus”.

Po pse me femër dhe a do të jetë ky një rikthim te buja e klipit “Shoqe bitch” me Kallashin? “Jo, nuk ka lidhje me atë klip. Arsyeja për t’u kthyer në duet me një femër, është se pas tre këngëve që kam realizuar vetëm, thashë pse jo, të vij pak më ndryshe”, tregon ajo.

Xhesika-Ndoja-2

Ky projekt i ri me të njëjtin fotograf vjen fiks një vit pasi realizoi setin transgresiv, që i parapriu projektit me titullin “69”. Në një nga momentet e klipit ajo shfaqej e ulur në një shtrat martesor, por në vend të ndonjë mashkulli, pranë saj shiheshin dy femra me veshje seksi.

Vetë Xhesika me stilin e saj dukej si një aktore e kinemasë së nxehtë, nëse i referohemi dhe konteksit të titullit të këngës “69”, një nga stilet e Kamasutrës. Siç duket, Xhesika ka vendosur të eksperimentojë me këto stile në biznesin e muzikës, duke i sjellë një nga një në projektet e saj të guximshme.

Kujtojmë që emri më i komentuar në tregun muzikor jo vetëm për ekzibicionizmin e saj në rrjetet sociale, por edhe për propozimet që ka marrë nga njerëz të rëndësishëm, u bë e njohur me klipin me titull “Kamasutra”, e më pas me duetin “Shoqe bitch” me Kallashin.

Xhesika-Ndoja-3

Këngëtarja shumë e komentuar për fotot provokuese, ka vendosur të ndryshojë pamjen këtë vjeshtë, si biondja Monroe. Ajo i rikthehet sërish imazhit të biondes, nga i cili hoqi dorë para një viti, duke errësuar disi ngjyrën e flokëve. Para ca kohësh, ajo u komentua në portale për faktin së bëri një postim në “Instastory”, ndërsa ishte duke numëruar tufat me euro.

Nuk vonuan komentuesit me pyetjet e tyre se si i siguron gjithë këto para. Por për të gjithë, Xhesika kishte si sqarim ironik se, në fakt, po numëronte eurot për t’ia dhënë borxh deputetit, nisur nga një histori e vjetër, ku u përfol në media për propozimin që i kishte bërë një deputet i Kuvendit/Panorama Plus