Xhesika Ndoj: Jam single, por s’e përjashtoj lindjen e një tjetër fëmije

31-vjetori e gjeti nënë të një vajze, me biznes të vetin dhe me disa klipe në shown e muzikës. Xhesika Ndoja mendon se nuk ka arritur pak në jetë, por ka të tjera plane të mëdha si bizneswomen, pasi e sheh veten të prerë për të fituar para. Thotë se bën jetë të bukur, por për të ruajtur gjithmonë standardin e lartë të jetesës, ka disa synime në kokë për t’i arritur. Për “Panorama Plus”, Xhesika Ndoja zbulon gjithçka rreth jetës së komentuar si personazh showbizzi:

Pozon sipër një makine luksoze, duke rikthyer vëmendjen e ndjekësve te ti. A është e jotja dhe ç’mund të zbulosh për pasurinë tënde?
(Qesh)Jo, makina nuk është e imja, por me infrastrukturën që kemi në Shqipëri, nuk do të doja të ekspozoja një makinë të tillë. Plus, nuk kam qejf të ekspozoj gjërat e shtrenjta. Për sa i përket pasurisë, është diçka personale, por nuk qahem!.

Xhesika-2

Para pak kohësh fole në ekran për biznesin e ri. Si po të ecën dhe ka konkurrencë të fortë mes vajzave të showbizit në biznesin e fustaneve të mbrëmjeve?
Biznesi (Xhesika Store) është motivi i dytë pas vajzës sime, sepse e kam menduar gjatë dhe gjithmonë e shoh veten për premisa më të mëdha për sa i përket biznesit. Nuk shoh konkurrente asnjë, sepse kam stil tjetër si Xhesikë.

Angazhimi me biznes do të thotë që po largohesh nga fusha e muzikës, apo je duke punuar për ndonjë klip të ri?
Përsa i përket muzikës, nuk më pengon absolutisht biznesi, sepse di të menaxhoj shumë mirë kohën për shumë aktivitete në ditën time. Dhe po, patjetër që jam në investimin e klipit të ri.

Xhesika-3

Koncertet janë pjesë e axhendës tënde, apo nuk ia vlen të udhëtosh nga një vend në tjetrin për aq para?
Koncertet janë pjesë e axhendës sime, por më ndodh rrallë të udhëtoj sepse jam e angazhuar më shumë me biznesin, vajzën, muzikën dhe ndonjëherë më ndodh të udhëtoj për koncertet.

Cilët janë miqtë e tu më të mirë në muzikë dhe ata që s’do të doje të përballeshe kurrë?
Mos na lëntë Zoti pa miq! Ndihem e bekuar për ata që më qëndrojnë pranë, më mbështesin në karrierë dhe në jetën e përditshme. Ndërsa për ata që nuk dua të përballem, nuk kam asnjë konkret. Unë dua Peace and Love!

Xhesika-4

Shpesh ndan momente festive me vajzën tënde. Si është të rrisësh një fëmijë e vetme dhe a vazhdon ta kesh planin për të sjellë në jetë fëmijë të tjerë e t’i rrisësh pa praninë e babait?
Për vajzën, frymën time, ndihem krenare dhe e mbushur. Nuk ndihem aspak e vetme sepse ajo më jep forcë, aq më tepër me këtë jetë që ka ardhur. Për fëmijë të dytë, ndoshta, jetës nuk i dihet.

Çështjet e zemrës si po të shkojnë, e ke humbur besimin te meshkujt apo beson ende te dashuria?
Besoj ende te dashuria, edhe pse jam ende single dhe po i shijoj shumë këto momentet single.

Xhesika-5

Kushton shumë stili yt i jetesës, sa para të duhen në muaj për të qëndruar në formë dhe e kuruar?
Stili im i jetesës kushton jo dyfish, por më shumë. Nuk dua të bëj pluse e minuse, po e dua të bukurën, aq më tepër veten time.

Je më shumë për sportin apo ndërhyrjet estetike për të pasur forma fizike të lakmuara?
Sportin, sportin. E përsëris dy herë, se nuk ka gjë më të shëndetshme dhe më efikase për fizikun dhe organizmin.

Xhesika-1

Ç’është ky pasion për ta mbuluar trupin me tatuazhe dhe, a ke plan të shtosh të tjera?
Tatuazhet nuk i konsideroj pasion. Ndërsa për të bërë tjetër, them se do ta bëj dhe një “about me”./Panorama Plus