Xherdan Shaqiri njeriu i rekordeve, dopieta kundër Turqisë e fut në historinë e Zvicrës
Sulmuesi me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri bëri një fantastike kundër Turqisë duke shënuar dy gola njëri më I bukur se tjetri.
29 vjeçari me dy golëshin e realizuar ndaj Turqisë hyn në histori të Zvicrës duke u bërë lojtari I parë që realizon në 4 kompeticione radhazi.
Siparin e golave, Shaqiri e hapi në Botërorin e 2014 me një tripletë kundër Hondurasit. Pas dy viteve, Shaqiri i realizoi një supergol me roveshatë Polonisë, në sfidën e 1/16-ve në Kampionatin Europian.
Në Botërorin e vitit 2018, shqiptari realizoi në fitoren historike të Zvicrës kundër Serbisë, ndërsa dhe dy golat e realizuar në sfidën e sotme kundër Turqisë e futin futbollistin e Liverpulit në histori të përfaqësueses helvete.