Xheraldina po bën provat gjenerale për gjyshe, mezi pritet vajza e Ledrit

Mamaja e Ledrit, Xheraldina Vula duket se mezi po pret të bëhet gjyshe. E këtë detaj na i ka treguar edhe fotoja e fundit e saj, ku shfaqet me nipin e sapo lindur në krahë.

“Kam të drejtë ta ngacmoj pak këtë vogëlush si gjyshe/teze që jam”, ka shkruar mamaja e reperit krah momentit më të ëmbël me të voglin. Urimet e miqve dhe ndjekësve të Xheraldinës nuk kanë munguar dhe pse në pamje të parë të gjithë kanë menduar se moderatorja ka pasur në krahë vogëlushen e Ledrit dhe Sarës.

Siç kuptohet edhe nga komentet e Xheraldinës, pritja e mbesës i ka sjellë shumë emocione e përgatitjet e para ajo po i nis me nipin e saj.

Ledri dhe Sara janë në pritje të fëmijës së tyre të parë që pritet të jetë një vajzë, e reperi i ka dedikuar edhe një këngë të titulluar “Si baba”./revistawho.com