Xheraldina ka ditëlindjen, por askush nuk e thërret më në emër
Mamaja e Ledrit, Xheraldina feston sot ditëlindjen e saj të parë si gjyshe. E si e tillë nuk kanë munguar dhe urimet nga djali, Sara dhe bashkëshorti.
“Gëzuar ditëlindjen gjyshe”, ka shkruar Ledri krah fotos së të ëmës duke shijuar detin në muajt e verës. Nuk ka munguar në fakt as urimi i Sarës, e cila ka ndarë një foto e përqafuar me Xheraldinën, krah së cilës ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen gjyshes më të re dhe më ‘cool’ në familjen tonë. Të dua”.
Epiteti gjyshe nuk i është ndarë edhe nga bashkëshorti i saj, Agroni, i cili ka shkruar: “Urime ditëlindjen gjyshe. Të don gjyshi deri në frymën e fundit”.
Kjo duhet të ketë qenë ditëlindja më e lumtur për gjyshe Xheraldinën e cila ka marrë shumë urime edhe nga ndjekësit e saj. Prej vitesh ajo njihet si një nga producentet më të suksesshme në Kosovë, e cila e ka bërë për vete mbarë publikun me energjinë që e karakterizon./revistawho.com