“Xhensila po plaket beqare dhe merret me djalin tim”, emisioni ‘Love Story’ bëhet si ‘Përputhen’
Opinionisti i “Love Story 2”, Robert Aliaj, është përballur mbrëmë me ish-banoren e “Big Brother”, Xhensila Pere, e cila ashtu si Roberti, është opinioniste në “Love Story Talk”.
Kjo e fundit bëri disa komente kundër Kristit, djalit të Robert Alias, dhe kjo ka sjllë më pas edhe reagimin e artistit në rrjetet sociale.
Roberti e ka quajtur Xhensilën një “individ të dështuar”, pasi sipas tij, ajo nuk mund të japë opinione për dikë tjetër në momentint që ajo vetë “po plaket beqare”.
“Nuk ka si të mos jetë nivel mediokër kur japin opinion individë të dështuar në jetën e tyre. Habitet Xhensila me Kristin që në 4 muaj nuk po vendos dot dhe harron që po plaket beqare dhe pa zanat”.
“Opinioniste aty duhej të ishte një zonjë e sukseshme në jetën e saj familjare dhe profesionale. Askush nuk e ka të drejtën morale të japë leksione suksesi aty ku vetë ata janë të dështuar”, ka shkruar roberti në Instagram.
Për këtë gjë, sigurisht që vetë Xhensila shkoi në studio që ta bisedonte me Robertin.
Xhensila: “Kam vetëm një pyetje: Kush je ti që më fyen në këtë farë pike?”
Roberti ia ktheu: “S’të kam fyer fare. Ideja ishte që nuk më pëlqeu fare mënyra sesi i ndërtoni gjërat me orientime”.
Xhensila: “Kush je ti që e cilëson suksesin tim? Ku është e shkruar që të jesh i suksesshëm sot duhet të krijosh familje? Ku është e shkruar çfarë moshe duhet të krijoj unë familje?”
Roberti: “Unë e kuptoj që është shumë e ashpër, por mënyra sesi iu adresove Kristit mu duk e adresuar. I the ke 4 muaj nuk vendos dhe mua më vjen të them po ti kush je që mund të bëhesh 50 vjeçe dhe mund mos gjesh”.
Xhensila: “Unë jam Xhensila Pere dhe jam prej 4 muajsh opinioniste, merrem çdo ditë me djalin tuaj, vlerësoj fjalët dhe sjelljet e tij. E keqkuptuat opinionin që unë kam dhënë”.
Roberti këmbënguli me argumentin e tij: “Këtu duhet të vijë të jap opinion një person që ka familje dhe ka eksperiencë, di vlerat e familjes”.