Xhensila Myrtezaj s’e fsheh më shtatzëninë, ja kush ia bëri dhuratën e parë për bebin

Xhensila Myrtezaj së fundi është përfolur për një shtatzëni të mundshme, ndërsa thuhet se është në fund të muajit të katërt. Lajmi shihet të jetë konfirmuar përmes një videoje që moderatorja e “Top Channel”, Arbana Osmani ka postuar në Instagramin e saj. Xhensila shihet krah bashkëshortit Bes Kallaku, ndërsa në dorë mban një dhuratë për beben, si duket të dhuruar nga Arbana. Në video duket qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares, dhe këtë herë shihet se çifti kanë vendosur ta bëjnë publike pritjen e bebit.