Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me nënën dhe babanë

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, duket se është bërë paksa nostalgjike, pasi ka vendosur që të publikojë një fotografi të vjetër familjare. Xhensila zakonisht është mjaft e rezervuar për sa i përket jetës private, dhe nuk ka publikuar asnjëherë foto me të atin.

Xhensila-3

Por kësaj radhe e ka thyer pak rregullin dhe ka postuar në “Instastory” një foto të prindërve. Në fotografi shfaqen babai dhe nëna e këngëtares, e ka qenë shtatzënë me Xhensilën. Gjithashtu në foto janë edhe dy gjyshërit e këngëtares. “Nuk më priste vetëm mami, babi, gjyshja e gjyshi, por edhe Bes Kallaku!

Xhensila-2

Një muaj para ditës së Diellit”, shkruan Xhensila bashkëngjitur me foton. Ndërkohë kujtojmë se mamin e Xhensilës e kemi parë shpesh nëpër postimet e saj, ku nuk kanë munguar dedikimet e dashurisë, shkruan Panorama Plus. Por të atin e këngëtares nuk e kemi parë asnjëherë, dhe kjo ka qenë zgjedhja e vetë këngëtares.