Xhensila Myrtezaj nënë, emri që ka zgjedhur për vajzën do t’ju shtangë!
Këngëtari Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku u bënë mesditën e sotme prindër për herë të parë. Burime për “Iconstyle.al” kanë bërë të ditur se emri me të cilin është pagëzuar e vogla është Ajka. Në gjuhën shqipe “ajka” ka kuptimin e pjesës më të mirë, e cila është përzgjedhur me kujdes. Në fakt për të gjithë ata që e kanë dëgjuar si emër kanë mbetur të shtangur. Dy ditë më pare, Besi dhe Xhensila treguan përgatitjet e fundit që po bënin për të mirëpritur të voglën e tyre. Xhensila po ashtu publikoi në Instastory një foto ku tregonte se si po e zbukuronte dhomën e vogëlushes së saj.