Xhensila Myrtezaj “matchy-matchy” me të bijën nga Disneyland (foto)

Dy ditë më parë, vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt festoi 3 vjetorin e lindjes. Ata e surprizuan Ajkën me një udhëtim në Disneyland në Paris. Ky është destinacioni i ëndrrave për fëmijët, ndaj Besi dhe Xhensila u siguruan t’ja bëjnë këtë ditë sa më të veçantë.

Ndërkohë, ditën e sotme Xhensila ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga momentet më të bukura në vendin magjik për fëmijët. “Ti më bën të besoj në përralla”, janë fjalët që Xhensila ka shkruar krahas fotove ku shihet e veshur njësoj me të bijën.