Xhensila Myrtezaj kapet mat, fansat e filmojnë në club me barkun e rrumbullakosur

Mediat rozë prej disa javësh flasin për shtatzëninë e Xhensila Myrtezajt po ajo ende nuk e ka deklaruar me gojën e saj.Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Xhensila Myrtezaj është në pritje të një vajze dhe është në muajin e pestë të shtatzënisë. Por edhe pse ajo në fotot e saj të fundit është munduar ta fshehë barkun, rrumbullakësia e tij ka filluar të jetë gjithnjë e më e dukshme dhe kjo është vënë re dhe së fundmi në një club ku këngëtarja ka qenë e ftuar për të performuar hitet e saj. Xhensila kishte zgjedhur një xhaketë të zezë oversize, por as kjo e fundit nuk ka mundur dot ta fshehë barkun e saj të fryrë. Siç shihet në videot e postuara nga fansat e këngëtares, “xing.al” shkruan se rrumbullakësia tashmë është mjaft e dukshme, por mbetet vetëm konfirmimi. /Story.al/