Xhensila Myrtezaj festë beqarie në jaht, zbulohet striptisti që çmendi nusen e Bes Kallakut

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakukurorëzojnë lidhjen e tyre të dashurisë me një ceremoni VIP më 1 shtator. Këngëtarja shqiptare që prej ditës ka djeshme ka nisur t’i japë fund beqarisë me një festë madhështore në jaht me motrën dhe mikeshat e saj. Vajzat kanë menduar ta surprizojnë duke u veshur të gjitha njësoj, me bluza që shkruanin “Skuadra e Nuses”. Çfarë po ndodhte e ka treguar vetë Xhensila në një postim në Instagram ku shkruante: “Më surprizuan!”, teksa publikoi të tjera foto në Instastory, nga vetë këngëtarja, ku duket se po e shijonin shumë këtë festë beqarie. Atmosfera u ndez kur mes vajzave hyri një striptist, i cili i çmendi vajzat me lëvizjet e tij. Por me siguri kur keni parë videon fytyra e tij, ju është dukur e njohur. Balerini i cili kishte rolin e striptistit quhet Orjan Lika dhe njihet për lëvizjet e tij të çmendura në trupën e baletit të “Tv Klan”. Orjani ka qenë protagonist në disa videoklipe dhe gjithashtu ka kërcyer në “Xing me Ermalin” pak kohë më parë.