Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku SË BASHKU me pushime? Aktori i njohur poston këtë FOTO të ëmbël
Sot, djali i Xhensila Myrtezajit dhe Bes Kallakun bën 8-muaj. Në këtë ditë të rëndësishme për ta, Bes Kallaku ka ndarë si rrallëherë foto me të birin.
“Amen 8 muajsh”, ka shkruar aktori krah fotos me të birin në pishinë.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji i kanë dhënë fund martesës së tyre, 7 vite pas dasmës dhe më shumë vite histori dashurie. Ky divorc ka qenë një ndër më të përfolurit ndonjëherë në historinë e personazheve VIP në Shqipëri.
“Sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja”, u shpreh Bes Kallaku në një Intervistë të pak kohëve më parë në Vizioni i Pasdites.
Ndërkohë Xhensila kaloi disa ditë pushime me dy fëmijët e saj në Antalya në Turqi.
liberale.al