Xhensila flet për ndarjen e prindërve dhe tregon si e kaloi periudhën e vështirë

Xhensila Myrtezaj ishte e ftuara e radhës mbrëmjen e kaluar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku zbuloi disa detaje për jetën e saj. Një prej gjërave që ajo nuk e prek thuajse kurrë është divorci i prindërve. Dhe dhe vendosi të tregojë për përjetimin e asaj periudhe.

“Muzika më ka shpëtuar nga ana psikologjike. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Mami ma ka falur, edhe Zoti, sepse mami ka qenë këngëtare. Mbaj mend që kur fikeshin dritat mami më ushtronte zërin dhe këndonim pafund bashkë. Në çdo moment ishim të dyja bashkë, përveç momentit të festës së abetares”, tha Xhensila.

Ajo foli edhe për marrëdhënien e ngushtë me të ëmën, duke shtuar se do të ketë të njëjtin raport me të bijën. “Ajka është kupola e gjithçkaje. Unë kisha shumë projekte dhe plane, por sapo Ajka erdhi në jetë, erdhi në krye dhe i rrëzoi të gjitha. Kam një raport shumë të shenjtë me mamin tim dhe uroj të kem të njëjtin dhe me Ajkën. Po rritet në një familje me shumë dashuri. Besi është një baba shembullor”, përfundoi fjalën Xhensila./revistawho.com