Xhensila e mbështeti ndërsa Luizi s’ja njeh fare këngët…
Luiz Ejlli është shpallur fitues i edicionit të dytë të “Etheve të së premtes” dhe ka tentuar të bëjë gjithnjë muzikë jo komerciale. Në shtëpinë e Big Brother ka qenë duke u luajtur kënga e Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Dodës “A e din ti” dhe Luizi ka thënë se këto nuk janë këngë.
Menjëherë ka ndërhyrë Eni duke u shprehur se kjo është këngë “hit” dhe se dëgjohet kudo nëpër klube. Ndërsa Luizi ka thënë se hit mund të konsideronte “Here i am” dhe jo këto këngë apo këta këngëtarë që ai si njeh fare.
Kaq ka mjaftuar që Tea të acarohet dhe ti thotë se “që kur ai iku nga tregu muzikor, iku edhe muzika për lesh”…