Xhensila dhe Klajdi Haruni flasin për këngën “Yjet”: “Kemi patur shumë vuajtje…”
Mbrëmja e 6 majit shënoi dhe finalen e spektaklit të madh që ka mbajtur të gozhduar shqiptarët pas ekranit, “Big Brother VIP”. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë.
Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Finalja ishte e mbushur plot surpriza dhe një ndër to ishte dhe lançimi i projektit të ri të Xhensilës dhe Klajdi Harunit.
Xhensila Myrtezaj dhe Klajdi Haruni kanë ardhur ekskluzivisht për atë natë speciale me një hit të ri të titulluar ”Yjet”, një paralelizëm me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP“. Një këngë kjo e cila duket se do të kthehet shumë shpejt në hit. Në një intervistë pas performancës së tyre ata shprehën dhe ndjesitë e tyre lidhur me këtë projekt e jo vetëm…
Klajdi: Gjithmonë gjërat me dashuri duan kohën e tyre. Kemi patur shumë vuajtje me këtë këngën. Na është djegur një klip, kemi xhiruar prapë… Por në fund jemi shumë të kënaqur me atë që kemi realizuar.
Me kë do të bënit një bashkëpunim?
Xhensila & Klajdi: Me Florin patjetër. Edhe me Brunon… Do bënim një kuartet.
Po me banorët e “Big Brother VIP”, me Armaldon, me Valbona Memën, Luiz Ejllin
Xhensila: Të gjithë janë artistë shumë të mirë.
Klajdi: Me Luizin.
Çfarë vjen së shpejti nga ju?
Xhensila: Projekte të reja, vera është përpara, kështu që do mbushet plot me projekte.
Klajdi: Ta shijojmë njëherë këtë (“Yjet”) që nuk ka dalë akoma edhe në YouTube bashkë me klip, sepse klipin e kemi me shumë merak.
Top Albania Radio