Xhensila dhe Besi takojnë Sam Smith në Londër
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë udhëtuar drejt Britanisë së bashku me vajzën e tyre, Ajkën.
Gjatë qëndrimit në Londër ku do performojnë në një lokal, çifti janë takuar me këngëtarin me famë botërore, Sam Smith dhe bënë një foto me të.
Në imazhin e publikuar në Instagram nga aktori, Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj dhe Sam Smith, shfaqen të buzëqeshur ndërsa vogëlushja e çiftit pozoi e mërzitur.
Kjo për faktin se po dilte një foto me një të panjohur, pa e ditur akoma se kishte takuar një këngëtar të suksesshëm, shumë të talentuar dhe shumë njerëz do ëndërronin të bënin një foto me të.
“Sa u mërzit Ajka që po dilnim foto me një të panjohur! 😂”- shkroi Bes Kallaku.