Xheni Karaj: Dua të bëhem nënë, por kam pasiguri për jetën në Shqipëri
Aktivistja e LGBT+, Xheni Karaj është shprehur se dëshiron shumë të ketë një fëmijë por që ende nuk është gati.
E ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, Karaj theksoi se nuk e merr guximin që të ketë një fëmijë për shkak se ndihet e pasigurt në Shqipëri.
“E mendojmë disa herë të kemi një fëmijë, por nuk e di nëse do isha gati të përballoja një tjetër sfidë kaq të madhe. Të përballoja prapë sfidën dhe ankthin e sigurisë të familjes tonë, flasim për sigurinë fizike këtu”– theksoi ajo.