Xheni feston ditëlindjen, mes shumë urimesh dallon ai i Benardit me këto fjalë
Dyshja e ‘Big Brother’, Xheni dhe Benardi duket se po vazhdojnë të jetojnë historinë e tyre të dashurisë. Me anë të një fotoje në ‘Instastory’, Benardi ka zgjedhur ta urojë publikisht të dashurën e tij në ditën e lindjes.
“Gëzuar ditëlindjen. Edhe 100 vite të lumtura zemër”, ka shkruar ai krah postimit që Xheni ka vendosur ta ripublikojë në llogarinë e saj në këtë ditë speciale për të.
Nuk dihet ende nëse Benardi ka menduar ndonjë surprizë apo dhuratë të veçantë për të dashurën e tij, por këtë mund ta zbulojmë në orët në vijim. Kujtojmë se Xheni ka treguar se ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri për të qenë pranë partnerit të saj duke hequr dorë kështu nga Italia.
revistawho.com