
Xheni e “Big Brother” realizon planin që kishte në kokë pas ndarjes nga Benardi
Ish-banorja e ‘Big Brother’ Xheni Mhillaj prej ditësh ka publikuar në ‘Instagram’ foto dhe video nga SHBA-ja. Nuk dihet ende nëse largimi është i përhershëm apo i përkohshëm, por një foto e publikuar pak orë më parë ka ngritur dyshimet për një largim të përhershëm. Nga momentet e bëra publike duket që Xheni po kalon shumë mirë në Shtetet e Bashkuara, shkruan Who. Kujtojmë që largimi nga Shqipëria dhe jeta e re në SHBA, ishte plani që ajo kishte në kokë pas ndarjes nga ish-i dashuri, Benardi. Dhe mesa duket e paska bërë realitet.
