Xheni e “Big Brother” nuk është më ajo që njihni, vendos të bëhet…

Ish-lojtarja e “Big Brother 9”, Xheni Mhillaj mori famë për shkak të lidhjes së saj me rivalin dhe të dashurin në lojë, Benardin. Por pas daljes nga shtëpia çdo gjë ndryshoi, dhe të dy vazhduan rrugët të ndarë, pikërisht në momentin më kulmimant kur edhe kishin nisur bashkëjetesën. E ndryshe nga Benardi që i është kthyer jetës së tij normale, Xheni vazhdon të tërheqë vëmendjen me protagonizmin e saj. Ajo u shfaq e veshur me një fustan të bardhë nusërie, si imazh i një projekti. Por duket se tani ajo do të heqë dorë jo vetëm nga e shkuara e saj, por edhe pamja e dikurshme. Me anë të një postimi në “InstaStory” njoftoi ndjekësit se do të bënte një ndryshim në “look”. Më pas ajo postoi fotografinë me flokët e lyer, duke qenë se nga një brune ajo tashmë është kthyer në një bionde shumë tërheqëse. Ndryshimi është pëlqyer nga fansat, të cilët e kanë pushtuar me komplimente. /Story.al/