
Xheni e “Big Brother” me komplikacione shëndetësore, përfundon papritur në spital
Ish-konkurrentja e “Big Brother 9”, Xheni Mhillaj ka përfunduar në spital. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë ish-banorja e “BB”, e cila në rrjetin social Instagram ka postuar foto teksa duket që po i injektohet një serum. Xheni nuk ka sqaruar se cili ka qenë shqetësimi shëndetëor, që e ka bërë atë të ndihet keq dhe të përfundojë në spital, por duket se ajo ka dashur ta ndajë këtë ditë jo shumë të mirë me ndjekësit e saj, shkruan “Panorama Plus”. Kujtojmë se Xheni u bë shumë e njohur për shkak të lidhjes që krijoi me ish-rivalin Benardin, por edhe më shumë u përfol për ndarjen e tyre që u shoqërua me shumë komente nga fansat e çiftit.
