Xheni e “Big Brother” harron Benardin, darkë me drita të fikura me tjetër person
As dy muaj nga ndarja e përfolur e çiftit më të pëlqyer të “Big Brother 9”, Xheni duket se e ka harruar Benardin. Modelja e rritur në Itali, ka ndarë me miqtë një foto të bukur duke darkuar me një tjetër person, që supozohet të jetë i dashuri i ri. Drita të fikura, verë e kuqe, lule dhe zemra shihen në foton, ku Xheni preferon të mos e tregojë personin. Xheni dhe Benardi u ndanë gjatë spektaklit “Dance with me”, ku ishin i vetmi çift real që garonin kundër çifteve të tjerë të krijuar për show.