Xheni dhe Sidrita, gjejnë ngrohtësi tek njëra-tjetra pas ndarjes nga të dashurit e “Big Brother”

Xheni Mhillaj dhe Sidrita Sadikaj janë takuar këto ditë, pasi mesa duket kanë ruajtur miqësinë që krijuan në “Big Brother”. Duket se vajzat simpatike kanë gjetur ngrohtësinë tek njëra-tjetra pas ndarjes nga të dashurit që i njohën në lojë, përkatësisht Benardin dhe Ervinin. “Love, my nona”, shkruan Xheni në foton që kanë bërë bashkë, ndërsa kanë dalë për t’u argëtuar. Kujtojmë që modelja nga Kososa, Sidrita u nda pa shumë bujë dhe me mirëkuptim nga modeli Ervin Zyfi. Kurse me Xhenin ndodhi ndryshe. Ajo dhe ish- ish i dashuri Benardi hoqën dorë nga bashkëjetesa dhe spektakli i kërcimit “Dance with me”, pas një konflikti që u përfol shumë në rrjetet sociale.