Xheni & Benardi shkëmbejnë puthje, kurse Ervini & Sidrita të ftohtë me njëri-tjetrin, nata që nxori në shesh të vërtetat e dy çifteve

Edhe pse në shtëpinë e “Big Brother 9” ata e kishin të vështirë të përshtateshin si çift, jashtë lojës po na tregojnë me sjelljet e tyre se dashuria është e vërtetë. Fjala është për dy 22 vjeçarët nga Lezha, Benardi, i prezantuar si boksier dhe Xheni si modele, si dhe çiftin e modelëve, Ervini dhe Sidrita. Në finalen e “Big Brother 9” ata janë argëtuar në festën pas spektaklit final, duke na dhënë mundësinë të shohim vazhdimin e historive përkatëse. Kështu Benardi dhe Xheni dukeshin shumë romantikë dhe të dashuruar pasi nuk përmbaheshin dot, ndërsa shkëmbenin puthje në buzë në ato pak momente që mbeteshin vetëm. Ata kanë nisur bashkëjetesën tashmë, fakt që u zbulua nga një kolazh shumë i bukur me disa fotografi, momente të çiftit shkëputur nga tre muaj njohje që kanë bashkë, të cilat i kanë vendosur në “këndin e dashurisë” në shtëpinë e tyre. Ndërsa ndryshe dukeshin në të njëjtën festë Ervini dhe Sidrita. Ata qëndronin të përmbajtur, për të mos thënë të ftohtë në krah të njëri-tjetrit. Nuk dihet nëse distanca po ndikon për keq në lidhjen e tyre, duke qenë se Sidrita jeton në Kosovë, kurse Ervini në Tiranë, apo thashethemet e herëpashershme që flasin për ndarje të tyre i kanë acaruar. Sidoqoftë telenovela e çifteve po vazhdon edhe jashtë kamerave, ndërsa vazhdimi i lidhjeve ose jo pritet të shihet në muajt në vazhdim.