Xhemi Shehu zbulon të ardhmen e Florjan Binajt në “Portokalli”
Shumë është përfolur për të ardhmen e Florjan Binajt në “Portokalli”. Emri i aktorit të njohur, prej më të preferuarve në spektaklin e humorit u lakua se nuk do të jetë më në spektakël nga sezoni i ri. Shkas për këtë u bë edhe mungesa e tij në turin veror të spektalit të humorit por duket se Flori është rikonfirmuar edhe për një sezon. Kjo të paktën nga postimet e prezantueses Xhemi Shehu në Instagram. Ajo ka ndarë sekuenca të “Atentateve” të “Portokalli” bashkë me Florin nën mbishkrimin: “Së shpejti”. Kujtojmë se pak ditë më parë, nga “Portokali” pas dy sezonesh dhe bumit të famës, u largua Olsi Bylyku, i njohur si Kimikati, shkruan Prive.