Xhemi Shehu, viti 2004: “Kur e fitova audicionin edhe me ato flokë…atëherë kishte vetëm dekolorant”

Xhemi Shehu, e ftuar në programin “Ëndërrtjerrësit” në Top Channel foli për rikthimin në ekran dhe për vendimin për t’u shkëputur për disa kohë nga televizioni.

Gjatë një interviste të dhënë pas shkëputjes së saj nga Top Channel, moderatorja u shpreh se “nuk e kthen më asgjë në televizion, përveç ndonjë çudie shumë të madhe”. Në fakt, mbrëmjen e sotme Xhemi tha se deklarata në fjalë është keqkuptuar pasi është nxjerrë nga konteksti.

“Në fakt kjo ka qenë një intervistë e bërë në WhatsApp. Unë thjesht kam dashur të bëj një periudhë pushimi dhe kam thënë se për momentin do qëndroj larg. Unë kam një gjë që lidhem shumë me gjërat.

Përveç anës profesionale unë jam shumë e lidhur me Top Channel dhe s’do ta shihja veten askund tjetër. Unë këtu kam kujtimet më të bukura, miqtë dhe bashkëpunëtorët më të mirë.”– u shpreh ajo. E pyetur nga Ori Nebijaj nëse do ta shihnim diku tjetër nëse do të shkëputej sërish nga Top Channel, Xhemi u përgjigj me “Jo”.

“Jo! Edhe gjatë kësaj periudhe kam patur oferta nga televizione të tjera, por nuk më kanë joshur. Edhe nëse do të shkëputesha nuk do të jem në ndonjë ekran tjetër që s’është Top-i. Madje, edhe teksa prezantoja Festivalin e Këngës, kisha frikë se mos padashje përmendja “Top Channel.”

Në lidhje me rikthimin, moderatorja tha se i janë ofruar disa projekte, por ende nuk ka një përgjigje finale. Ndërkohë në ekran parakalonin imazhet e Xhemit nga viti 2004 të cilat prezantuesja i komentoi se atëherë për flokët kishte vetëm dekolorant, “kur e fitova audicionin edhe me ato flokë”, imagjino, përfundoi ajo.