Xhemi Shehu tregon për herë të parë debatin me Altin Bashën: Më tha se ngjaj si zyshë
Xhemi Shehu ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Ëndërrtjerrësit” ku rrëfeu shumë të pathëna nga fillimet e saj në televizion dhe eksperiencën në “Portokalli”.
Mes të tjerash moderatorja tregoi edhe disa prej momenteve të përplasjes me regjisorin Altin Basha. Ajo u shpreh se ka pasur zakon që të thoshte shpeshherë fjalën “mire” ose “okay”, për të lidhur situatat me njëra tjetrën, gjë që nuk i pëlqente Bashës.
“Më tha mos e thuaj atë mirë se ngjan si zysh. Në prova më thoshte mos e thuaj atë mirë dhe unë prap e thoja”, tha Xhemi.
Pas një pauze gati 2-vjeçare, Xhemi ka treguar se do rikthehet sërish në ekran. Së bashku me Salsanon ajo do vijë me një projekt të ri, regjisori i të cilit do jetë Altin Basha, i cili po ashtu do rikthehet në “Top Channel”.
Mbrëmjen e djeshme, Salsano tregoi se projekti ka filluar dhe është një emision humori, por komplet ndryshe nga çfarë kemi parë. “Është një projekt i cili ka filluar. Nipërit e mi që jetojnë në Itali më morën në telefon dhe më thanë që ‘daje në Itali po bëhet nami me një emision që ti e ke bërë para 25 vjetësh në shtëpi’. Dhe në fakt, u rikujtova, është një mënyrë e të bërit humor, por është komplet ndryshe. Unë kërkova ndihmën e Altinit i cili pranoi të bashkëpunonte. Gjëja e parë që më shkon në mendje është Xhemi moderator dhe Altinin si regjisor.”