Xhemi Shehu para se të bëhej nënë, moderatorja publikon foton e para 13 viteve

13 vite më parë Xhemi Shehu ishte brunia më simpatike e ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur e spektaklit “Portokalli” ka kujtuar fillimet e karrierës së saj përmes një fotoje të publikuar në Instagram. Duke qenë se rrjeti social është ende nën ethet e sfidës së para 10 viteve më parë, Xhemi e ka pranuar sfidën duke na treguar se ka qenë po aq elegante dhe e bukur si sot.Përpos ngjyrës së flokëve, për moderatoren thuajse nuk ka ndryshuar asgjë në paraqitje, shkruan Iconstyle. Ajo vijon të jetë një femër tërheqëse edhe pse kanë kaluar 13 vjet dhe është bërë edhe nënë e dy djemve.