Xhemi Shehu në dhomën e grimit, zbulohen detaji në hundën e moderatores
Moderatorja mjaft simpatike e spektaklit të humorit “Portokalli”, Xhemi Shehu dukej shumë bukur në spektaklin e mbrëmshëm me këtë veshje të kuqe. E ndërkohë që grimohej në dhomën e grimit në Top Channel aparati fotografik u fokusua në portretin e saj, ku shihet ky detaj interesant në hundë. Xhemi mban një pearcing bizhu në anën e majtë që duket se i shkon shumë. Ndoshta nuk e keni vërë re, por ky është aksesori që e bën të duket mjaft “cool”. Kujtojmë që nëna e dy djemve ka dhe një të tillë në kërthizë, që dëshmon pasionin e saj për pearcing. /Story.al/