Xhemi Shehu firmos dorëheqjen, largohet përfundimisht nga Top Channel

Xhemi Shehun nuk do ta shohim në ekranin e “Top Channel” në sezonin e ri televiziv. Mesa duket, moderatorja ka firmosur dorëheqjen, duke e shkëputur zyrtarisht marrëdhënien me këtë televizion.

Disa javë më parë në media u përfol një largim i komplet trupës së “Portokalli” por mesa duket ky lajm nuk ka të bëjë me largimin e Xhemit. Nga burime për “News31”, spektakli i humorit do të vazhdojë të qëndrojë në “Top Channel”, ndërkohë vendimi për largim ka qenë personal i Xhemi Shehut.

Moderatoja nuk e ka konfirmuar ende largimin e saj, por lajmi është bërë publik nga ‘Anabel’ dhe burime që konfirmojnë largimin e Xhemit. Moderatorja e nisi karrierën televizive në Top Channel, duke vijuar punën prej gati dy dekadash.

Prej vitesh drejtuese dhe shpesh pjesë e numrave të humorit në “Portokalli”, duket se Xhemin nuk do ta shohim më si imazh të Top Channel. A do të nisë bashkëpunimin me një tjetër televizion apo do të shkëputet për ca kohë nga ekrani, kjo mbetet për tu parë.

/News31.al