Xhemi Shehu feston ditëlindjen me tuta poshtë shtëpisë, kjo ishte surpriza e miqve në mesnatë

Moderatorja e njohur e spektaklit të humorit “Portokalli”, Xhemi Shehu festoi ditëlindjen në mënyrën më të veçantë të mundshme. Sapo ora shkoi 12:00, Arbana Osmani dhe Eno Popi i kanë bërë një surprizë poshtë shtëpisë tek zona Kodra e Diellit. Ata i kanë shkuar për ta uruar, dhe ajo ka dalë siç ishte me tuta sportive për t’i takuar. Arbana ka publikuar videon ku shihen Eno dhe Xhemi teksa kërcejnë së bashku dhe sigurisht që nuk mund të mungonin as fishekzjarret. Sipër videos, Arbana shkruan: “Duke kërcyer me yllin tonë. Gëzuar ditëlindjen Chemi, të duam”.