Xhemi Shehu më e mirë si aktore apo prezantuese? Altin Basha i vendos notën

Prej vitesh tashmë Xhemi Shehu është pjesë e stafi të ‘Portokallisë’. Ajo ka qenë shumë e përfshirë dhe nuk e kemi parë vetëm si prezantuese, por dhe si aktore. Megjithatë, çfarë zgjedh Altin Basha për Xhemin? Gjatë një interviste me Fjoralba Ponarin, në emisionin ‘E Diell’, Altini është vënë përballë një zgjedhje, Xhemi si aktore apo si prezantuese.

Xhemi-Shehu-2

Ai është shprehur se ajo e ka vërtetuar që mund t’ja dalë shumë mirë në të dyja rastet, por përsa i përket prezantimit, ajo është një personalitet. Siç mund ta kuptojmë, Xhemi është shumë e rëndësishme për këtë format dhe me siguri do ta shohim aty për shumë gjatë, shkruan Who.