Xhemi rrallë bën ndryshime, por këtë herë e lëshoi dorën
Si Bricjap që është (në horoskop), Xhemi Shehu nuk i përqafon shumë ndryshimet në pamjen e saj.
Kjo është edhe arsyeja pse prej vitesh e shohim bjonde, një ngjyrë që padiskutim i shkon shumë dhe thuajse gjithmonë me të njëjtën gjatësi flokësh.
Por sot moderatorja ka vendosur të bëjë një ndryshim. Me ardhjen e pranverës dhe çeljen e luleve, edhe Xhemi vendosi të qeshet akoma më shumë me një ngjyrë flokësh portokalli xhinxher.
Megjithatë këtë ngjyrë nuk do ta shohim gjatë tek ajo pasi siç shkruan në përshkrimin e fotos, kjo është thjesht një “color mask”, që do të shpërlahet pas disa larjeve.
Tani për tani le ta shijojmë Xhemin me pamjen e re. Pastaj me siguri do i kthehet prapë bjondes.