Xhemi ju sugjeron ngjyrat e forta në dimër (dhe s’e ka fare keq)
Postimet e Xhemit në rrjetet sociale nuk janë të shpeshta, ama një foto e vetme tërheq gjithmonë vëmendjen dhe bën t’i kthehesh dhe njëherë ‘Instagramit’ të saj.
Së fundmi teksa përgatitet për festivalin e fundvitit, Xhemi ka ndarë ca momente para kompjuterit ose diku tjetër dhe ngjyrat që ka zgjedhur kanë qenë jeshilja, portokalli apo e zezë, duke vendosur kështu një kontrast të evidentueshëm me flokët e saj biondë.
Pëlqimet dhe komentet nuk kanë munguar, ndërsa ne nuk kemi dyshim që stili i saj dhe përzgjedhja e ngjyrave do ju inspirojë edhe ju për veshjen e radhës./revistawho.com