Xhemi i ka dhënë lamtumirën ekranit e bashkë me të edhe…
As pudra, as penele, as hijëzues, as qerpikë, buzëkuq e xixa ca më pak.
Xhemi mezi paska pritur të çlirohet nga grimi i ekranit dhe tani që sipas saj i ka dhënë lamtumirën, po shijon ditët make up free, pa iu prishur terezia se fotot përfundojnë në rrjet herë nga mikeshat e herë nga ajo vetë.
Ok, përveç faktit që Xhemi ka luksin të jetë fytyrë e bukur, kësisoj mos të duket asnjëçikë keq nëse nuk i kalon hiç rruga nga pasqyra e grimit, etiketa “gocë ekrani” nuk e kushtëzon fare për të ruajtur imazhin e pispillosur, ose imazhin “vajzë instagrami”, ose “Vip” ose ç’të jetë.
Mund të gjeni në “Instagramin” e Xhemit kafe me mikeshat, dreka e darka, palestër, shëtitje po grimi është zhdukur pa nam e nishan./revistawho.com