Xhemi dhe Orinda nisën pushimet, vajzat nuk i ndahen ushtrimeve edhe pranë detit
Xhemi Shehu dhe Orinda Huta kanë treguar prej disa ditësh se kanë nisur pushimet në bregdetin e Shqipërisë bashkë.
Dy moderatoret kanë ndarë video dhe foto të ndryshme duke treguar se si i kanë kaluar ditët pranë detit apo mbrëmjet me muzikë.
Së fundmi ka qenë Orinda ajo e cila ka ndarë disa poza ku duket se vajzat edhe pranë detit nuk e humbasin mundësinë për t’u stërvitur.
“Drago vs. Balboa. Foto e dytë, seriozisht?”, ka shkruar Huta krah postimit të fundit në llogarinë e saj.
Me siguri vajzat janë duke kaluar kohën më të bukur teksa pushojnë dhe shfrytëzojnë pushimet pas një sezoni të ngarkuar televiziv.
revistawho.com