Xhejmsi Dervishi, modelja seksi nuk u ndahet palestrave

Xhejmsi Dervishi është modelja seksi që e pamë në klipin e Young Zerkës, të publikuar së fundi. “A ma fal” ishte projekti më i ri i këngëtarit, në skenat e të cilit direkt pas publikimit ajo që e ka marrë totalisht vëmendjen është vajza me muskuj, e cila shfaqet në një anije të ankoruar. Këngëtari e përzgjodhi mes 15 modeleve të tjera për projektin e tij të fundit, pasi kuptohet që nuk mund t’i thoshte “jo” një vajze me trupin me forma. Dhe për të pasur një trup të tillë 21 vjeçarja që ka përfunduar studimet për Administrim e Politika Sociale, ushtrohet rregullisht në palestër. Kjo është dhe arsyeja pse ajo ishte një nga imazhet në ditën e inagurimit të palestrës më moderne në Tiranë “Repeat”, që ndodhet pranë sheshit “Wilson”. Xhejmsi u fotografua pranë instruktorit shtalartë të kësaj palestre, dhe djemve të tjetër që ushtrohen rregullisht.