Xhavit Bajrami, partneri i Rudina Magjistarit tani personazh televiziv

Partneri nga Kosova i moderatores së njohur të emisionit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari tashmë është shndërruar në një personazh televiziv. Kjo është fotoja e parë që Xhavit Bajrami ka shkrepur në studion e “Sport Show” të “Klan Kosova”, ku ishte i ftuar si opinionist i ndeshjes Gjermani vs Francë. Me sa duket kanë ndërruar rolet përkohësisht me Rudinën, e cila pas sjelljes në jetë të vajzës së tyre i mungoi ekranit për një sezon të tërë. Ishte fillimi i vitit 2013, kur Rudina Magjistari në një intervistë për Arian Çanin rrëfeu historinë e saj të dashurisë me Xhavitin. Kur vendosi ta deklaronte lidhjen e krijuar nga një dashuri me shikim të parë, Rudina kishte dy vite që njihej me sportistin e kick box-it, histori që kishte nisur nga një bisedë virtuale në facebook. Me deklarimin e lidhjes, Xhaviti, i cili jetonte në Zvicër u zhvendos në Tiranë, ku dhe nisi bashkëjetesën me moderatoren e njohur.