“Xhani” me “MKXH” në garë me njëri-tjetrin për shikueshmëri, ja kush fitoi

Can Yaman dhe Kerem Bursin janë dy aktorë shumë të njohur në vendin tonë dhe kanë luajtur në seriale shumë të ndjekur.

Can Yaman njihet si Xhan nga seriali “Një puthje në errësirë”, i transmetuar në Tring ndërsa Kerem Bursin u bë i njohur si “MKXH” nga seriali “Dyshja fantastike”, i transmetuar në Tv Klan.

Së fundmi të dy aktorët janë duke xhiruar dy seriale të rinj veror që kanë patur shumë sukses. Can Yaman luan krah Ozge Gurel në serialin “Bay Yanlis” ndërsa Kerem Bursin luan krah Hande Erçel në serialin “Sen Çal Kapimi”.

Të dy këto seriale janë në garë me njëri-tjetrin për shikueshmëri, duke qenë se janë më të ndjekurit e kësaj vere.

Sipas portaleve turke, javën që shkoi seriali më i komentuar në rrjete sociale ka qenë “Bay Yanlis”.

Kështu Can Yaman këtë herë ka fituar para Kerem Bursin.

Ndërkohë pritet të shihet nëse Can do qëndrojë në fron për shumë gjatë.