Xhaka, dy muaj larg fushave: këputje e ligamenteve të gjurit për shqiptarin
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka pësuar një këputje të ligamenteve të brendshme në gjurin e tij të djathtë dhe do të mungojë për të paktën gjashtë deri në tetë javë. Lojtari shqiptar i përfaqësueses zvicerane, do të humbasë një seri ndeshjesh për Arsenalin si dhe të dy pauzat ndërkombëtare me Zvicrën, ku është kapiten. Në veçanti, Xhaka nuk do të jetë në fushë për ndeshjen vendimtare direkte, të caktuar në nëntor, kundër Italisë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Mesfushori u kthye përsëri në dispozicion pasi vuajti një pezullim prej tre ndeshjeve për kartonin e kuq të marrë gjatë humbjes 5-0 nga Manchester City muajin e kaluar. E Granit Xhaka u thirr menjëherë në cështje në formacionin e Arsenal, për të luajtur kundër Tottenham në krah të Partey, duke lejuar Martin Odegaard të shtyhej përpara në rolin e numrit 10. Megjithëse, mesfushori zviceran nuk i kaloi 90 minutat pasi u ul në fushë menjëherë pas golit të Son Heung-min, në atë që dukej si një dëmtim në gju, që më pas u konfirmua.