Wow! Vajza e Monica Bellucci-t rrëmben vëmendjen e të gjithëve në sfilatën e markës prestigjioze

Monica Bellucci ia ka trashëguar të gjithë bukurinë vajzës së saj, e cila është një kopje perfekte e së ëmës.

Deva Cassel tërhoqi vëmendjen në sfilatën e Dior në Javën e Modës në Paris. Në momentin që ajo parakaloi në tapetin e kuq, të gjithë sytë u përqendruan tek bukuroshja.

16-vjeçarja, Deva i është futur botës së modelingut dhe pozon për marka të famshme si “Dolce Gabbana”. Më herët, ajo është shfaqur në kopertinën e “Vogue Italia” së bashku me të ëmën.

Me këto foto, ato padyshim që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve për ngjashëmërinë e madhe.

Madje ish-bashkëshorti i Monicës, njëherazi dhe babai i Devës e ka publikuar foton e tyre në rrjete sociale.

“Affaire de famille”, ka shkruar ai përkrah fotos, duke treguar dy femrat e rëndësishme të jetës së tij.

Deva është fëmija i parë nga martesa e Monicës dhe Vincentit. Çifti kanë edhe një djalë 11 vjec, Leonie.

Përsa i përket Monica-s, kujtojmë se në janar të 2020-ës, ajo konfirmoi tërheqjen e saj nga prezantimi i Festivalit të “Sanremo”-s.

“Z. Amadeus dhe unë u takuam muaj më parë duke përgatitur një projekt së bashku. Fatkeqësisht për arsye madhore ne nuk kemi arritur deri në fund. I uroj atij dhe ekipit të tij një festival të këndshëm dhe shpresoj për një shans tjetër në të ardhmen“, tha Monica Bellucci.

Asokohe, gazeta e përditshme italiane “Il Giornale” shkruante sot se i gjithë festivali do të ketë një kosto prej 18 milionë eurosh.