Wow! Megan Fox s’mund t’i kombinonte flokët e rinj më ‘egër’ se kaq

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly u shfaqën dje në Neë York për eventin e Time100 Next Gala dhe pamjet e tyre NUK mund t’i shmangie dot, edhe nëse do të doje! Megan e veshur me një fustan ngjyrë floriri dhe flokë të kuqe dukej sikur sapo kishte zbritur nga një tjetër planet dhe patjetër, partneri i saj iu përshtat sipas mënyrës së tij.

Nëse po kërkonit për një ide Halloween-i në çift, ja ku e morët!

Megan duket sa e egër aq edhe seksi me flokët e rinj që askush tjetër s’do të mund t’i mbante më mirë se ajo.

Sipas Us Weekly, çifti janë ende duke planifikuar për dasmën e tyre, pavarësisht ulje-ngritjeve që ka patur lidhja kohët e fundit.

Burimi: Cosmopolitan
Anabelmagazine