Winona Ryder flet për ndarjen nga Johnny Depp
Winona Ryder ka zbuluar detaje rreth ndarjes së saj me Johnny Depp.
Në një intervistë për Haper’s Bazaar , Winona rrëfeu se e ka vuajtur shumë ndarjen nga aktori duke e krahasuar veten me rolin e saj në “Girl Interrupted”.
“Më kujtohet Michelle Pfieffer duke thënë: ‘Kjo do të kalojë’. Por unë nuk mund ta dëgjoja atë”.shtoi ajo. ”Nuk kam folur kurrë për të. Është kjo pjesë e imja që është shumë private. Unë kam një vend të tillë në zemrën time për ato ditë. Për dikë më të ri që është rritur me mediat sociale, është e vështirë ta kuptojë.”
Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, ajo mbajti anën e Depp-it kur ai kishte më shumë nevojë për të.
Në vitin 2020, Winona mbrojti aktorin gjatë gjyqit të tij për shpifje kundër Amber Heard në MB, duke e quajtur atë një “burrë të mirë” dhe duke thënë se ndihej “shumë e sigurt me të”.
“Ideja se ai është një person tepër i dhunshëm është gjëja më e largët nga Johnny që kam njohur dhe dashur”, tha ajo në një deklaratë atëherë. Ai nuk ka qenë kurrë, asnjëherë i dhunshëm ndaj meje.Kurrë nuk ka qenë i dhunshëm apo abuziv ndaj askujt që kam parë.”
Më 1 qershor , një juri e Virxhinias i dha Depp-it ë 10.35 milionë dollarë dëmshpërblim pasi Heard e portretizoi atë në mënyrë të padrejtë si abuzues në një shkrim të Washington Post, dhe dëmtoi reputacionin dhe karrierën e tij./Lapsi.al